Zejdi flet për “përçarjet” me Afrim Gashin: Enveristat po shpifin ditën e Xhuma!

Zejdi flet për “përçarjet” me Afrim Gashin: Enveristat po shpifin ditën e Xhuma!

DITA E XHUMA THERË NË SY PËR ATA QË IDEAL E KANË ENVERIZMIN
Dita e premte dhe dita e parë e faljes së namazit të xhumasë pas një kohe të gjatë. Andaj, Zoti na e pranoftë adhurimet dhe lutjet e kësaj dite të bekuar.
Por, gjithsesi, ata që 20 vite përbuzën çdo vlerë shqiptare dhe njerëzore, ata veçse e kanë kuptuar se hapja e xhamive dhe falja e parë e xhumasë, është dëshmi se shumë shpejt do të vjen edhe dita e zgjedhjeve dhe ata do të duhet të bëhen pjesë e historisë së turpshme, një histori që dëmtoi rëndë të gjitha elementet kombëtare shqiptare.
Këtë fitorë të madhe nga zgjedhjet e ardhshme, i pari shqiptarëve do tua uroj miku im dhe kryetari i AlternAtivA-s Afrim Gashi.
Andaj, jo rastësisht thonë që për frikën dhe xhelozinë nuk ka ilaç, ngase ai që i ndjen këto dy gjëra ai plas në mllefin e vet, ndërsa atyrë që u xhelozon dhe shpif, as gjumi nuk u prishet e lere më miqësia apo ideali… (Skender Rexhepi Zejd)