Zbulimi i “Telegraf” S’ka më dyshime, Messi nga janari do ta vesh këtë fanellë!

Zbulimi i “Telegraf” S’ka më dyshime, Messi nga janari do ta vesh këtë fanellë!

Zbulimi i “Telegraf” S’ka më dyshime, Messi nga janari do ta vesh këtë fanellë!

Manchester City është skuadra më afër firmës me Lionel Messit këtë verë, kur argjentinasi tentoi të largohej nga Barcelona. Endrra e “Citizens” për të parë 6 herë fituesin e Topit të Artë me fanellën e “blue sky” zgjati rreth një muaj.Kontrata e Messit me “blaugranaat” përfundon qershorin e ardhshëm, që do të thotë se nga janari do të jetë i lirë të negociojë me ekipin që dëshiron.

Gazeta angleze “Telegraf” shkruan se Manchester City është i gatshëm t’i ofrojë atij një parakontratë në janar për t’u transferuar në Premier League për sezonin 2021-22. Sipas informacioneve të gazetës britanike, Messi nuk po nxiton të flasë për të ardhmen e tij, derisa të zgjidhet e ardhmja e bordit drejtues të Barcelonës.

Sipas rregullores të UEFA-s, Messi tashmë mund të negociojë me çdo klub që nga 1 janari, pasi kontrata me Barcelonën i përfundon më 30 qershor.Kjo mund të përshpejtojë planin e City për të nënshkruar “Pleshtin”, pasi nuk është i vetmi klub që interesohet për të. Për kuriozitet, City është në një situatë të ngjashme me trajnerin Pep Guardiola, i cili nuk ka rinovuar dhe nuk është e sigurt që ai do të vazhdojë edhe sezonin tjetër.