Yllka shijon motin me diell bashkë me Luizën e vogël

Yllka shijon motin me diell bashkë me Luizën e vogël

Këngëtarja e njohur Yllka Kuqi ka disa muaj që është bërë nënë për herë të parë.

Duke u ndjerë e bekuar për këtë ndjesi të papërshkrueshme, ajo të gjithë kohën po ia kushton vajzës duke ndarë imazhe të bukura së bashku.

Këto ditë të bukura me diell nënë e bijë po i kalojnë ashtu siç është më së miri, duke dal në natyrë e duke shijuar rrezet e diellit.

Në videon e publikuar së fundmi ajo tregoj se kanë dal bashkë në piknik duke publikuar momente të bukura për ndjekësit e saj në Instagram.

Me veshje sportive e me syze në sy, Yllka po shkëlqen si gjithmonë.