Xherdan Shaqiri befason me deklaratën e fundit, zbulon të ardhmen e tij

Xherdan Shaqiri befason me deklaratën e fundit, zbulon të ardhmen e tij

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Xherdan Shaqiri ka thënë se mezi është duke e pritur edicionin e ri dhe shpreson se do të ketë më shumë mundësi të luajë në formacionin e parë.

Mesfushori nga Kosova është përballur me probleme të shumta edicionin e kaluar, shkruan “Zeri.info”.

Në vitin kur Liverpooli u shpall kampion i Premierligës pas 30 vitesh, Shaqiri kishte probleme me lëndime dhe luajti shumë pak.

Përkundër kësaj, futbollisti shqiptar nuk e ka në plan të largohet nga Liverpooli, derisa synon t’ua mbyll gojën kritikëve nëse është i gatshëm fizikisht.

“Gjithmonë nëse jeni të lënduar ose nuk luani, ju jeni të frustruar”, tha Shaqiri për faqen zyrtare të klubit.

“Por, unë mezi e pres fillimin e edicionit të ri dhe do të tentoj ta ndihmoj skuadrën vazhdimisht”, tregoi ai.

“Duam të arrijmë shumë si skuadër. Mendoj se ne kemi shumë lojtarë të mirë dhe çdo kush mund të luajë në skuadër”, potencoi Shaqiri në mes të tjerash. /Zeri.info