VMRO: LSDM ka ofenduar të gjithë diasporën maqedonase

VMRO: LSDM ka ofenduar të gjithë diasporën maqedonase

Drejtësia në Maqedoni patjetër duhet ta zëvendëson hipokrizinë e LSDM-së dhe ndjekjen selektive politike.

LSDM e ofendoi gjithë diasporën maqedonase se është primitive vetëm përshkak se maqedonasit e diasporës patën guxim të ngrenë zërin kundër politikave antishtetërore të Zoran Zaev. Kështu sot kanë reaguar nga partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE, transmeton Zhurnal.

“Po i njejti Zoran Zaev para dy viteve qeshte, duartrokiste kur huliganët djegën fotografinë e Presidentit Gjorge Ivanov dhe demoluan institucione. Lidhur me të paraburgosurit politik për ngjarjet e 27 prillit, i njejti Zoran Zaev deklaroi se nuk ka për qëllim të ndikon ndaj Gjykatave, ndërsa më parë kërkonte lirim nga paraburgimi për të gjithë të pafajshmit. Paftyrësia e LSDM-së i tejkaloi gjitha kufijtë. Përderisa po udhëhiqen politikat antishtetërore, etiketohet gjithësecili që mendon ndryshe nga shumica qeverisëse”, kanë theksuar mes tjerash nga VMRO-DPMNE.