VIDEO/ Maqedonia i shuan ëndrrën Kosovës, “dardanët” shpërthejnë në lot

VIDEO/ Maqedonia i shuan ëndrrën Kosovës, “dardanët” shpërthejnë në lot

VIDEO/ Maqedonia i shuan ëndrrën Kosovës, “dardanët” shpërthejnë në lot

DETAJET EDHE GOLAT

Eliminim i dhimbshëm për Kosovën. Dardanët nuk ia kanë dalë dot në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, duke u eliminuar nga Maqedonia me rezultatin 2-1, duke bërë që ëndrra Euro 2021 të shuhet! 

 

 

Të 3 golat u realizuan në pjesën e parë, duke i siguruar kështu kualifikimin për në finale maqedonasve. Autogoli i Kolollit dhe goli i Velkovskit vulosën këtë sfidën, ndërkohë që për “dardanët” barazoi shifrat përkohësisht, Hadërgjonaj.

 

Në fundin e ndeshjes, futbollistët e Kosovës, nuk i kanë kursyer lotët, teksa Aliti shpërdoroi një shans ideal për të barazuar sfidën, teksa u ndal në vijën fatale nga portieri.

FT: MAQEDONIA E VERIUT – KOSOVË 2-1

Kololli (autogol) 16′, Velkovski 33′  / Hadërgjonaj 29′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi! 

90+4′ E pabesueshme çfarë humbet Fidan Aliti, shumë pranë vijës fatale nuk ka arritur ta shtyjë topin drejt rrjetës, për merritë edhe të portierit kundërshtar.

90′ Akordohen 6 minuta shtesë!

88′ Dy zëvendësime te Maqedonia e Veriut, largohen Ristovski dhe Nestorovski, vendet e tyre i marrin Kostadinov dhe Trajkovski.

86′ Tjetër zëvendësim te Kosova, largohet Shala, vendin e tij e zë Paqarada.

84′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Rashani për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

80′ Dy zëvendësime te Maqedonia e Veriut, largohet Ademi dhe Pandev, në lojë Spirovski dhe Triçkovski.

78′ Alioski lëshon një predhë drejt portës, por ndalet nga portieri Muriç.

75′ Zëvendësim i tretë te Kosova, largohet nga fusha Celina, vendin e tij e zë Kastrati.

72′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Ristovski.

70′ Vuan Kosova! Mungojnë rastet e rrezikshme në portën e maqedonasve.

66′ Tjetër gol i anuluar për pozicion jashtë loje për Maqedoninë e Veriut. Kësaj here ishte Ademi ai që shënoi, por goli u anulua.

64′ Minuta mjaft të mira për vendasit, që provojnë me Nesterovskin, por për fat të mirë topi shkon në duart e Muriç.

62′ Pranë golit të tretë Maqedonia e Veriut me Pandev, gjuajtja e kapitenit u ndal nga portieri Muriç, i cili e largoi rrezikun në këndore.

59′ Zeneli provon me një gjuajtje të befasishme në hyrje të zonës, topi shkon ngjitur me traversën.

56′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Alioski.

54′ Pandev gjen rrugën e rrjetës, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

52′ Celina jep një asist të bukur për Rashanin, por ky i fundit nuk shkëputet siç duhet duke humbur duelin me Ristevskin.

51′ Zëvendësim te Maqedonia e Veriut, largohet Bejtullai, vendin e tij e zë Ristevski.

47′ Kosova e nis në sulm pjesën e dytë në kërkim të golit të barazimit.

46′ Starton pjesa e dytë. Shaland bën zëvendësimin e parë. Largohet nga fusha Nuhiu, vendin e tij e zë Rashani.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

44′ Tjetër korne e fituar nga Kosova. Mbeten përpara “dardanët” që kërkojnë golin e barazimit.

37′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe mesfushori Ademi për ndërhyrje të gabuar ndaj Kolollit.

33′ GOL MAQEDONIA E VERIUT 2-1/ Sërish gol në Shkup. Pas një harkimi të saktë të Bardhit nga goditja e dënimit, Velkovski godet saktë me kokë duke mposhtur portierin Muriç. 

29′ GOOOOL KOSOVA 1-1/ Vendoset baraspesha në Shkup! Dardanët gjejnë golin e barazimit me Hadërgjonajn! Pas një gafe të portierit maqedonas, duke goditur saktë me të majtën nga një distancë e konsiderueshme. 

24′ Provon të kundërpërgjigjet Kosova me Nuhiun dhe Shalën, pas harkimit të Kolollit, nga e majta, por pa sukses!

18′ Bardhi provon me një predhë nga distanca, por gjuajtja e futbollistit me origjinë shqiptare shkon drejt e në duart e portierit Muriç.

16′ GOL MAQEDONIA E VERIUT 1-0/ Ristovski kalon në avantazh vendasit i ndihmuar nga një devijim fatal i Kolollit! Futbollisti i Kosovës ka qenë i pafat pas gjuajtjes pa pretendime të futbollistit maqedonas duke e dërguar në rrjetë. 

13′ Bejtullai ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Zenelit.

11′ Minuta mjaft të mira për Kosovën që rrezikon me 3 goditje këndi radhazi, vuajnë maqedonasit.

10′ Kosova fiton goditjen e parë nga këndi, pas kombinimeve mjaft të bukura nga e djathta. Topi i harkuar nga Hadërgjonaj, u devijua në këndore.

7′ Krosim i rrezikshëm drejt zonës, Vojvoda largon me kokë. Mbrohen mirë dardanët!

2′ Pandev rrëzohet brenda zonës dhe kërkon penallti pas duelit me Shalën, nuk është i këtij mendimi gjyqtari që vazhdon lojën.

1′ Ka nisur sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

MAQEDONIA E VERIUT: Dimitrievski, Bejtulai, Velkoski, Musliu, Ristovski, Nikolov, Ademi, Alioski, Bardhi, Nestorovski, Pandev.

 

KOSOVA: Muriç, Vojvoda, Aliti, Dresheviç, Kulolli, Shala, Berisha, Hadergjonaj, Celina, Zeneli, Nuhiu.