“Vetëvendosje” rinis protestat/ Kurti: Tubimi nuk ka të bëjë me lehtësirat e pandemisë

“Vetëvendosje” rinis protestat/ Kurti: Tubimi nuk ka të bëjë me lehtësirat e pandemisë

Megjithese ende ne drejtim te qeverise, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit do te nise protestat ne Prishtine. Sipas kesaj partie nuk behet fjale per nje proteste te mirefillte, por do te jete nje prove se si mund te protestohet ne kohe pandemie.

Kjo performance do te zhvillohet te enjten mbasdite në sheshet ”Skenderbeu”, ”Ibrahim Rugova” dhe ”Adem Jashari” dhe ne te pritet te marrin pjese nga 3500 deri në 5000 persona.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti thotë se lehtësimi i kufizimit të lëvizjes nuk është i ndërlidhur me mundësinë që të ketë protesta.

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER NE DETYRE I KOSOVES

Menaxhimi i drejt dhe i mirë i pandemisë ka krijuar kushtet për heqjen e disa prej masave. Për lirimin e qarkullimit dhe lëvizjes që kësaj radhe është nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 21:00 të mbrëmjes. Pra qytetarët mund të lëvizin, kjo do të thotë që megjithatë duhet të mbajnë distancën fizike më së paku prej 2 metrave, të ruajnë higjienën personale dhe mos t’i praktikojnë vizitat familjare. Sa i përket organizimeve dhe protestave ato janë të qytetarëve dhe janë të drejta të tyre. Nuk kanë të bëjnë fare me vendimet e fundit.

Sipas Kurtit, me shumë gjasë në fillim të muajit të ardhshëm do të hapen edhe kopshtet e fëmijëve.

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER NE DETYRE I KOSOVES

Ka shumë gjasa që në fillim të muajit të ardhshëm do të hapen kopshtet, çerdhet e fëmijëve. Gjithashtu të mos kemi ndonjë rritje të infeksioneve. Edhe për xhamitë, kishat të gjitha po përgatiten manuale të tilla në mënyrë që të drejtat që po krijohen për qytetarët, po kthehen për qytetarët, mos të rezultojnë me kthim të infeksioneve.

Keto protesta vijne në kohën kur brenda kesaj jave pritet që Gjykata Kushtetuese të interpretojë ligjshmërinë e dekretit të presidentit për mandatarin për formimin e Qeverisë së re dhe nga ana tjeter partia e Albin Kurtit kerkon zgjedhje ne kohe pandemie.