Vaksina për koronavirus, prova e pare jep shprese. Ja detajet

Vaksina për koronavirus, prova e pare jep shprese. Ja detajet

Një vaksinë kundër koronavirusit duket se po del të jetë mbrojtëse kundër sëmundjes Covid-19 në provën e bërë me gjashtë majmunë.
Kjo jep një fije shpresë për vaksinën, e cila tani po kalon prova klinike njerëzore.

Nuk ka asnjë garanci që ky rezultat do t’u përkthehet njerëzve.
Një grup majmunësh u ekspozua ndaj virusit. Gjashtë kafshët që ishin vaksinuar kishin më pak pasoja të virusit në mushkëri dhe rrugët e frymëmarrjes.

Prova u zhvillua në SHBA duke përfshirë studiues nga Instituti Kombëtar i Shëndetit i qeverisë amerikane (NIH) dhe nga Universiteti i Oksfordit.

Vaksina u bë për të mbrojtur kafshët nga zhvillimi i pneumonisë.