



Kryeministri Edi Rama, në mesazhin e tij për Vitin e Ri, tha se vaksina ndaj koronavirusit në Shqipëri do jetë falas dhe nuk do të jetë e detyrueshme.
Rama u shpreh se më e keqja e pandemisë ka kaluar. Ai vlerësoi mjekët, infermierët, mësuesit, por edhe të gjithë shqiptarët për përballimin e sfidave të rënda të vitit që lamë pas.//EKSKLUZIVE vetem ti mundesh ta shikosh videon,duke shtypur ne rek,la.men 5 sekondshe




“Vaksina që do të mbërrijë, ajo do jetë falas. Ne do të japim mbështetje për mjekët, për mësuesit, për qytetarët. Mësuesit, mjekët dhe infermierët e Shqipërisë meritojnë respektin më të madh. Jemi krenar për ta. Ky vit ka goditur fort ekonominë dhe punën e ka lëkundur edhe sistemet shëndetësore, edhe më të fortat.
Nëse tërmeti e pandemia do ndodhnin 7 vjet më parë, vështirë të përballoheshin. kemi bërë përpara edhe me infrastrukturën. Nga janari, paga minimale do jetë 30 mijë lekë të reja. E di se ka shumë punë për të bërë, por bashkë mund t’ia dalim. Më të keqen e kemi lënë pas.//EKSKLUZIVE vetem ti mundesh ta shikosh videon,duke shtypur ne rek,la.men 5 sekondshe




Gëzuar Vitin e Ri dhe qoftë një vit sa më i mbarë. Kjo qoftë dekada më e mbarë për historinë tonë. Zoti bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët”, u shpreh Rama