• Ballina
  • Lajme
    • Kosov
    • Shqiperi
    • Maqedoni
    • Bota
  • Teknologji
  • Shëndetsi
  • Magazin
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kurioziet
  • Fun
lajmejavore.info
lajmejavore.info

April 11th, 2021
  • Ballina
  • Lajme
    • Kosov
    • Shqiperi
    • Maqedoni
    • Bota
  • Teknologji
  • Shëndetsi
  • Magazin
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kurioziet
  • Fun
Vajze serbe shkruan letren për shqiptarët qe habiti gjithe Serbine

Vajze serbe shkruan letren për shqiptarët qe habiti gjithe Serbine

Letra e presidentit serb Aleksandër Vuçiç e botuar dje në mediat botërore, ku i kërkonte popullit serb të reflektonte mbi marrëdhëniet me shqiptarët dhe premtonte një marrëveshje me Kosovën, u komentua si një kthesë e fortë e politikës serbe.

ShkodraNews publikon të plotë letrën e një serbi dedikuar mikut të tij shqiptar publikisht në facebook. Letra është një impresion i tij pas vizitës në Shkodër dhe bisedës me djalin e tij të vogël për Isa Boletinin e mitin e kalasë së Rozafës.

Marko Konjeviç nga Serbia është njohur me Armer Jukën nga Shkodra gjatë punës së tyre për një kompani gjermane, por dy i ka lidhur një miqësi njerëzore përtej zyrës.//EKSKLUZIVE vetem ti mundesh ta shikosh videon,duke shtypur ne rek,la.men 5 sekondshe

Në facebok-un e tij, Marko ka publikuar dhjetra foto nga Shkodra me flamurin shqiptar dhe mikun e tij, të cilit i ka dedikuar dhe letrën e mëposhtme ku shpreh një këndvështrim të ri për historinë serbo-shqiptare.

Dy tregime të shkurtra rreth shqiptarëve dhe serbëve

Nga Marko Konjeviç

Rasti 1: Kalojmë monumentin në Shkodër dhe djali im Luka më pyet: Babi, cili është ky? Përgjigja: Është Isa Boletini, hero kombëtar për shqiptarët, por në shkollë do të mësoni se ai është një vrasës dhe një bandit. Luka: Pse? Unë: Sepse në histori njerëzit kanë mendime të ndryshme nga perspektivat e tyre dhe shpesh heronjtë bëjnë dhunë ndaj armiqve të tyre për të arritur qëllimet e tyre. Luka: Pra, a është ai një hero apo një kriminel?//EKSKLUZIVE vetem ti mundesh ta shikosh videon,duke shtypur ne rek,la.men 5 sekondshe

Po ashtu, i tregoj një histori për politikanin shqiptar Esat Pashë Toptani, i nderuar nga serbët dhe i përçmuar nga shqiptarët.

Disa orë më vonë ia tregoj historinë mikut tim të dashur Armer Juka, i cili është mikpritësi ynë në Shqipëri. Armeri është pasardhës i një familjeje fisnike, e cila ishte një nga mbrojtëset e Shkodrës kur ushtritë serbe dhe malazeze e kishin rrethuar qytetin.

Armeri përgjigjet: Po ai është Isa BoletiNAC (shqiptimi serb i emrit Isa Boletini) … Njerëzit në Shqipëri nuk e marrin në konsideratë përgjithësisht se ai ishte njeri i pa arsim, ndoshta me pikëpamje të kufizuara në idetë e tij për kohën kur jetoi. Historia e thjeshtëson atë më së shpeshti.

Rasti 2: Jemi në muret e kështjellës Rozafa. Ka gjurmë otomane dhe venedikase. Guida jonë na tregon tre lumenj dhe liqenin dhe fillon me një histori rreth legjendës së trishtuar se si u ndërtua kalaja.

E ndërpres dhe i tregoj për poezinë “Zidanje Skadra na Bojani”. Armer pyet nëse mund ta dërgojmë tekstin në anglisht ose frëngjisht, dhe e bëjmë sigurisht. Ne konkludojmë se shqiptarët dhe serbët ndajnë të njëjtat legjenda dhe ne serbët mësojnë se në Shqipëri jetojnë disa serbë (të cilët e konsiderojnë veten si serbë dhe flasin gjuhën serbe).//EKSKLUZIVE vetem ti mundesh ta shikosh videon,duke shtypur ne rek,la.men 5 sekondshe

Gjithashtu njerëz myslimanë që flasin “nashki”, të cilën edhe shqiptarët e quajnë “nashki” (“nashki” është zhargon serb për “e jona” kështu që do të ishte “gjuha jonë”). Por këta njerëz e konsiderojnë veten shqiptarë dhe në dasma shqiptare nëse “nashki” ose serbët janë mysafirë, disa këngë serbe luhen për t’i nderuar ata.

Për të mos thënë se në radio AL BANO që kapëm, në radio një melodi folk, ishte e njëjtë si ajo serbe, por u këndua në gjuhën shqipe, sepse ajo është muzika popullore “folk shqip”.

Kjo përvojë më cakton një detyrë, për të gjetur një fjalim të deputetit serb Dragisha Lapçeviç nga viti 1914 dhe ta përkthej atë në gjuhën angleze për ta ndarë atë me miqtë e mi nga Shqipëria, si dhe për t’i kujtuar bashkatdhetarët e mi kurdo që të mundem se kur vajtohej në muret e Beogradit në vitin 1807, u vajtua në gjuhën shqipe pranë serbëve kundër otomanëve dhe se ka një histori që nuk është thënë për hir të interesave afatshkurtëra të politikanëve. Unë po filloj me djalin tim Luka. Për të gjithë ata që kishin durim ta lexonin këtë, faleminderit!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest

Postime të ngjajshme

Kur i ki letrat e zvicëres bene hajgare me djemt, ja qka i ban një djalit kjo qik
April 11th, 2021

Kur i ki letrat e zvicëres bene hajgare me djemt, ja qka i ban një djalit kjo qik

Burri im eshte azilant ka 4 vite që nuk vjen ne shtëpi, kurse un kam mbetur shtatzënë… (Video)
April 11th, 2021

Burri im eshte azilant ka 4 vite që nuk vjen ne shtëpi, kurse un kam mbetur shtatzënë… (Video)

Shp ërt hen makina në ecje e sipër në Tiranë, p a nik te banorët (Video)
April 11th, 2021

Shp ërt hen makina në ecje e sipër në Tiranë, p a nik te banorët (Video)

Të Ngjajshme

Kjo është surpriza që 7 vëllezërit ia bëjnë motrës së vetme

Kujt i shkonte mendja? Kjo shtëpi në Roskovec cilësohet si ndër më të veçantat në botë (FOTO)

U bë Patrisi shkak për largimin? Zbulohet arsyeja pse Tuna udhëtoi drejt Amerikës pas ndarjes nga partneri

Enca ia plotëson dëshirën fansit që kërkoj t’ia shihet gjoksin

“Edhe femrën ta marr”, Dajana Shabani bën POSTlMlN p rovokues, ndjekësja e feIIiq: Me GJOKSlN dërrasë qe ke …(Foto)

Tërmeti i fortë godet Turqinë, ja ku kishte epiqendra dhe sa ballë

Kafe turke për një jetë të gjatë? Zbuloni faktet interesante

30-vjeçarja shqiptare nënë e tre vajzave ta prek zemrën: Burri donte djalë, po isha shtatzënë me vajzë më detyroi ta hiqja ose do më ndante

E FUNDIT/ Shifrat e larta! Edi Rama paralajmëron kthim në karantinë, ja cfare eshte vendosur

E Turpshme! Leonora hyri me këpucë brenda një shtëpie të familjes së varfër

  • Disclaimer
  • Privacy Policy
  • Contact us
  • Sitemap
  • Back to top
© lajmejavore.info 2018-21. All rights reserved.
Designed by EHosts | Privacy policy | Disclaimer | Sitemap