Connect with us

Vajza 18-vjeçare e Heidi Klum, Leni, merr vëmendje në një xhirim mahnitës për markën italiane të këpucëve Superga

Latest

Vajza 18-vjeçare e Heidi Klum, Leni, merr vëmendje në një xhirim mahnitës për markën italiane të këpucëve Superga

Vajza e Heidi Klum, Leni, dukej e pabesueshme në fotosesionin e saj të fundit për markën italiane të këpucëve Superga.

Modelja e re, tregoi bukurinë e saj teksa pozoi gjatë xhirimeve të qeta në Observatorin Griffith në Los Angeles.

18-vjeçarja u ul në bar e veshur me një këmishë me vija të gjelbra dhe të bardha, ndërsa vështronte kamerën.

Një foto tjetër tregoi yllin e pistës të ulur në një stol me një këmishë të stilit të ngjashëm.
Me një pamje tërësisht amerikane, bukuroshja brune dukej mahnitëse teksa rrinte ulur e veshur me një bluzë të bardhë dhe xhinse.

Një sërë imazhesh të tjera tregojnë se vajza e kopertinës së “Vogue Germany” ka një pamje shumë të sofistikuar ndërsa modelon disa Superga.
Leni është bukuroshja e fundit që ka pozuar për markën ikonë të këpucëve, me reklama të mëparshme që shfaqnin njerëz si Hailey Bieber dhe Emily Ratajkowski.

Duke ndjekur hapat e nënës së saj, adoleshentja bëri debutimin e saj si modele në kopertinën e numrit Janar/Shkurt 2021 të “Vogue Germany” së bashku me Heidin, 49-vjeçare. /Telegrafi/

 

Leave your vote

Continue Reading
You may also like...

More in Latest

To Top

Log In

Forgot password?

Forgot password?

Enter your account data and we will send you a link to reset your password.

Your password reset link appears to be invalid or expired.

Log in

Privacy Policy

Add to Collection

No Collections

Here you'll find all collections you've created before.