Udhëtarja thau brekët në ventilatorin e aeroplanit (Video)

Udhëtarja thau brekët në ventilatorin e aeroplanit (Video)

Një udhëtare është parë teksa i thante brekët, në ventilatorin e aeroplanit që fluturonte për në Moskë.

Të pranishmit, që ktheheshin nga Antalia e Turqisë për në kryeqytetin rus, mbetën të habitur kur ajo i mbante lartë për rreth 20 minuta, transmeton Telegrafi.

“Të gjithë e shikonin, por askush nuk bëri asnjë zë. Vetëm uroj të kenë qenë të pastra”, ka qenë përshkrimi i videos.

Por, në komentet që pasuan, është thënë se brekët ishin të fëmijëve dhe se mbase i janë dashur gjithsesi.