



Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka shpjeguar arsyet që e kanë stepur që të vizitojë për ngushëllim familjen e z.Qazim Rasha, babait të të ndjerit Klodian Rasha.




Duke iu përgjigjur gazetarit Çim Peka, Meta tha nuk ka shkuar në familjen Rasha pasi po pret një moment më të qetë. Peka: Në shtëpinë e Klodian Rashës ka qenë Rama, ministri Lleshaj, Basha, por a ka qenë Meta për ngushëllim te familja Rasha?




Meta: Natyrisht që nuk kam qenë dhe kjo ka qenë e qëllimshme, sepse kam mbajtur një qendrim publik dhe ngushëllimet ia kamë shprehur publikisht. Edhe për shkak të situatës së paqartë, dyshuese për rrethanat, ten sionet e krijuara, versionet e ndryshme dhe ende të pazyrtarizuara lidhur me ngjarjen.