Turisti kinez me gabim të vetin mbeti dy javë azilant në Gjermani

Turisti kinez me gabim të vetin mbeti dy javë azilant në Gjermani

Një turist kinez ka kaluar afër 2 javë në bujtinë të emigrantëve në Gjermani, pasi gabimisht ka aplikuar për azil në vend se të raportojë vjedhjen që i ishte bërë.

Mediat gjermane thonë se turisti 31 vjeçar, i cili nuk fliste as gjermanisht e as anglisht, iu nënshtrua një kontrolli mjekësor dhe i janë marrë shenjat e gishtave të tij.

Një punëtor në Kryqin e Kuq zbuloi se kuleta e tij i ishte vjedhur në Stuttgart, por ai në vend se të shkojë në polici, ai u regjistrua si emigrant.

Dhe këtë mister e zbuloi një folës i gjuhës mandarinë.

Përkthyesi që zgjodhi këtë mister u gjet në një restorant kinez, afër bujtinës së emigrantëve, ku turisti ishte duke qëndruar, në Duelmen afër qytetit të Dortmund, në Gjermani.

Punëtori i Kryqit të Kuq Christoph Schluetermann thotë se “ai dukej shumë më ndryshe se të tjerët, tepër shumë i pafuqishëm”.

Turisti nga Kina veriore me qetësi kishte lejuar autoritetet që t’i marrin shenjat e gishtave, pastaj ka kaluar në testet mjekësore, e pastaj i janë dhënë dokumentet që u jepen emigrantëve kur mbërrijnë në Gjermani.

Ai është ushqyer në bujtinën e emigrantëve dhe ka marrë disa para për të harxhuar, sikurse emigrantët.

Schluetermann tha se stafi i bujtinës së emigrantëve është konsultuar me shumë njerëz, duke tentuar që të identifikojnë turistin, por një gabim në vizën e tij, ka shkaktuar vonesa të mëtutjeshme.

Turisti pas dy javësh të kaluara në bujtinën e emigrantëve, ka dalë nga aty për të vazhduar vizitat e tij nëpër Europë, ndërsa kur ka dalë nga aty nuk dukej aspak i zemëruar.

Ai ka thënë vetëm se ai e kishte imagjinuar Europën shumë më ndryshe.