Tri fluturime nga Kosova, në ditët e fundit të muajit maj

Tri fluturime nga Kosova, në ditët e fundit të muajit maj

Aeroporti Ndërkombëtar i Kosovës “Adem Jashari” ka njoftuar se deri në fund të këtij muaji, do të ketë edhe tri fluturime.

Nesër nga ora 09:20 do të ketë fluturim nga Prishtina në Zurich.

Poashtu, nga ora 18:05 do të ketë fluturim për në Milano.

Me 30 maj do të ketë fluturim në Gjermani, përkatësisht në Dusseldorf nga ora 10:35.

Vëmendje: Për fluturime në kthim ju lusim që të adresoni pyetjet tuaja në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodheni, ndërsa për ndryshime eventuale të fluturimeve si dhe për bileta kontaktoni drejtpërdrejt Kompanitë Ajrore dhe Agjensionet.

Për më tej, ju lusim që të keni mirëkuptim dhe për dokumente udhëtimi kontaktoni autoritetet relevante dhe përcillni informacionin e Ambasadave/Zyreve të Huaja në Kosovë në faqet e tyre zyrtare” thuhet në njoftimin e Aeroportit.