Tràgjedi! Burrë e grua japin shpirt nga Covid-19, lanë 5 fëmijë jetim/ Më të voglës vetëm tre javëshe s’i vunë dot as emrin

Tràgjedi! Burrë e grua japin shpirt nga Covid-19, lanë 5 fëmijë jetim/ Më të voglës vetëm tre javëshe s’i vunë dot as emrin

Daniel Macias donte të priste derisa ai dhe gruaja e tij, Davy Macias, të shëroheshin nga koronavirusi para se të t’i vinin emrin vajzës së porsalindur. Por rreth një javë pas lindjes, nëna v diq nga komplikimet Covid-19. Dhe gati dy javë pasi ajo v diq, kështu bëri edhe burri i saj.

Davy Macias ishte 37 vjeç dhe Daniel Macias 39, tha Terri Serey, kunata e Davy Macias, për NBC News të hënën. Çifti, të dy nga Yucaipa, California, lanë pas pesë fëmijë, të moshës 7, 5, 3, 2 dhe 3 javë.

“Ata ishin njerëzit më të mirë, më të mrekullueshëm,” tha Serey. “Ata ishin ata që i mblodhën të gjithë së bashku – për çdo ditëlindje, çdo festë.”

Davy Macias ishte 32 javë shtatzënë dhe “optimiste” për shërimin e saj kur u shtrua në spital në fundjavën e parë të gushtit, tha Serey. Por, tha ajo, nëna në pritje ishte e intubuar dhe kurrë nuk e takoi vajzën e saj kur lindi me operacion cezarian më 18 gusht. Daniel Macias u takua vetëm me fëmijën e tij të pestë pak para se të intubohej rreth tre ditë pas lindjes së saj.

Vajza e tyre tashmë 3 javëshe mbetet pa emër.