Thyhet akuariumi në market, vërshohet hapësira nga peshqit që “notonin” (Video)

Thyhet akuariumi në market, vërshohet hapësira nga peshqit që “notonin” (Video)

Një moment bizar është filmuar në një market në Georgia ku brenda tij ishte thyer akuariumi i mbushur me peshqi, duke bërë që e gjithë hapësira brenda të vershohet nga uji dhe peshqit që “notonin” nëpër rafte dhe dysheme.

Dhjetëra peshqi shihen duke “notuar,” derisa punëtorët bënin të pamundurën që t’i kapin me rrjeta dhe t’i rikthejnë në ujë, transmeton Telegrafi.

Videoja është filmuar nga dëshmitarët okularë të cilët më pas e postuan në YouTube me mbishkrimin “kur thyhet akuariumi”. Ajo menjëherë u bë virale, ku mijëra persona komentuan në këtë video.

Kenzi Wenzie42 ka shkruar: “nuk është diçka qesharake e në veçanti për punëtorët, peshqit dhe personat tjerë që ndihmonin në kapjen e tyre”.