Teoritë që e Lidhin Pandeminë me Bill Ga tes, Ja çfarë pritet të ndodhë

Teoritë që e Lidhin Pandeminë me Bill Ga tes, Ja çfarë pritet të ndodhë

Pandemia koronavirus po studiohet mbi baza shkencore në të shumtën e vendeve të mëdha botërore. Me këtë temë po merren të gjitha mediat e mëdha botërore, ndërsa debati nuk ka të ndalur.Por njëkohësisht në opinion po përhapen edhe “teori” të ndryshme konspirative, të cilat nuk kanë fare të bëjnë me empirinë shkencore.

Kështu thuhet se virusi Corona është shpikur nga qarqe apo njerëz të caktuar, për qëllime të caktuara. Në një sondazh të Universitetit Erfurt dhe partnerëve të tij, të bërë nga mesi i majit, thuhet se rreth 17% besojnë në mundësinë e teorive të ndryshme.

Lidhur me virusin Corona po qarkullojnë teori sipas së cilave, për shembull, miliarderi amerikan dhe filantropi Bill Gates, do që gjatë procesit të vaksinimit të obligueshëm njerëzve t’u futë në trup edhe një mikroçip, për t’i kontrolluar ata. Për të përshkruar këtë fenomen, në Gjermani ekziston nocioni “teori komploti”, thoe DË.

Por kjo nuk është e saktë, sepse kjo nënkupton edhe ekzistencën e një teorie të bazuar mbi fakte, thotë pedagogia Pia Lamberty, nga Universiteti i Mainzit.

“Nëse faktet nuk përputhen me teorinë, në një moment të caktuar kjo teori duhet të ndryshojë apo të hidhet si e pavërtetë”, thotë Lamberty për DW. “Por kjo nuk ndodhë tek teoritë e komplotit.” Këshilltari politik Johannes Hillje shkruan në Tëitter, se nocioni “teori” tingëllon madje si një nocion me baza shkencore, që nuk e meriton.

Hillje ka frikë se “teoritë e komplotit” mund të kuptohen madje si një “kundërteori” e atyre shkencore. Disa rrëfime janë kaq komplekse sa që krijojnë një pamje të ngjashme me ideologjitë.