Tentoi vetëvrasjen, Aldi Rama dërgohet me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)

Tentoi vetëvrasjen, Aldi Rama dërgohet me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)

Aldi Rama i cili u gjet i plagosur pas disa orë kërkimesh nga policia është nisur me urgjencë drejt Traumës.

Mësohet se 21-vjeçari është gjetur në gjendje kritike për jetën pasi ka tentuar të vetëvritet. I riu u gjet jo shumë larg zonës ku vrau oficerin e policisë Saimir Hoxha.

Kujtojmë se prej mëngjesit i riu kërkohej nga toka dhe nga ajri për vrasjen e oficerit. Vetëm pas disa orësh, kur u dëgjuan dy të shtëna, policia arriti ta lokalizojë.

Rama dyshohet se ndodhej së bashku me dy persona të tjerë në momentin që është ndaluar nga patrulla e policisë. Ndërkohë ende nuk dihet dinamika e plotë e ngjarjes së rëndë e cila i mori jetën efektivit Saimir Hoxha.