Të njëjtat shifra si Shqipëria, Greqia e frikësuar përballë COVID-19 rikthen masat ekstreme

Të njëjtat shifra si Shqipëria, Greqia e frikësuar përballë COVID-19 rikthen masat ekstreme

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Greqia ka rikthyer masat e rrepta në lidhje me COVID-19 pas rritjes së shifrave.

Sipas mediave greke bëjnë me dije se Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka bërë me dije ditën e sotme masat e reja që do të vendosen për parandalimin e përhapje së Covid-19.

Ai është shprehur se do të kufizohen fashat orare, qytetarët nuk do të lëvizin nga ora 00:00 deri më 07:00. Nuk do të lejohen grumbullimet me më shumë se 50 persona në asnjë aktivitet.

Gjithashtu do të ulen taksat e biznesit si dhe do të asistohet për të papunët, përveç kompensimit të veçantë prej 534 eurosh që ata marrin. Sa i përket vitit të ri shkollor, do të fillojë më 7 Shtator dhe të gjithë nxënësit e mësuesit do të pajisen me maska mbrojtëse falas.

Ndër të tjera Mitsotakis është shprehur se buxheti ka parashikuar 3 milion euro për vaksinën kundër Covid-19, që do të jepet falas për qytetarët.

Rikujtojmë se në vendin tonë numri i përgjithshëm i të infektuarve nga Covid-19 ka shkuar në 8275, ndërsa në Greqi në 8,138, pra afërsisht në të njëjtat shifra, por shteti fqinj do të rikthejë sërish lëvizjen me fasha orare. /albeu