Surprizohen serbët, një kafene në zemër të Tiranës e mbushur me simbolet e Crvena Zvezdës

Surprizohen serbët, një kafene në zemër të Tiranës e mbushur me simbolet e Crvena Zvezdës

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Një kafene me simbolet e Crvena Zvezdës, në zemër të Tiranës, ka bërë jehonë në faqen zyrtare të klub bardhekuq, si dhe pothuajse në të gjithë mediat serbe.Ky ambient është në pronësi të shtetasit Mileta Dasiç, i lindur në Tiranë por me origjinë nga Mali i Zi. Lokali i tij është i pushtuar nga simbolet e skuadrës së Crvena Zvezdës, duke tërhequr vëmendjen e klubit serb. Në një prononcim për faqen zyrtare të klubit serb, pronari i lokalit, Mileta Dasiç u shpreh:

“Unë jam me origjinë nga Mali i Zi, por gjyshi më mësoi të flisja serbish kur isha fëmijë. Muzika dhe sportet serbe janë ndjekur gjithmonë në familjen time, dhe dihet që Jugosllavia pati suksese të mëdha sportive, siç bën Serbia tani. Ne kemi ndjekur gjithmonë Yllin e Kuq, në periudhën kur u bë kampion Europe, kishte një ekip jashtëzakonisht të fortë. Skuadra e vitit 1991 ishte vërtet e mahnitshme dhe një rrezik për çdo ekip.

Kam pasur një dëshirë për të hapur një kafene që në moshë të re. Pasi sigurova kushtet financat e bëra këtë. Kam shfrytëzuar çdo vizitë në Beograd për të blerë disa flamuj të Crvena Zvezdës Më vjen mirë që kam mbështetjen e bashkëqytetarëve të mi, të cilët nuk kanë asgjë kundër angazhimit tim dhe shpesh vizitojnë këtë kafene. Unë mendoj se do të jetë një lojë e mirë dhe e vështirë, pasi e njoh mirë ekipin e Tiranës, por gjithashtu mendoj që Ylli i Kuq është një ekip më i mirë dhe që ata do të fitojnë sonte”, u shpreh malazezi i lindur në Tiranë.