Super blerje nga Atletico Madrid, gëzon edhe Inter-i

Super blerje nga Atletico Madrid, gëzon edhe Inter-i

Super blerje nga Atletico Madrid, gëzon edhe Inter-i

Geoofrey Kondogbia do të jetë shumë shpejt një lojtar i ri i Atletico Madrid.Diego Simeone, që ka humbur Thomas Paerty pikërisht në fundin e merkatos së kaluar, ka përfituar nga koha shtesë e dhënë nga La Liga (deri më 5 nëntor) për të përfshirë në ekip një lojtar të ri si ‘dmëshpërblim’ për humbjen e mesfushorit ganez, i transferuar tek Arsenal-i pas pagesës së klauzolës 50 milionë euro.Kondogbia, i cili po kërkonte me ngulm largimin nga Valencia, do të zhvillojë të dielën vizitat mjekësore për colchoneros.

Në arkat e Valencia-s, sipas AS, do të përfundojnë 20 milionë euro, 5 prej të cilëve do t’i shkojnë Inter-it, sipas marrëveshjes së lidhur me spanjollët në momentin e shitjes së Kondogbia në 2018-ën.