Situatë e rënduar te Barcelona: Messi është i nervozuar që biseda e tij me Koemanin doli në media

Situatë e rënduar te Barcelona: Messi është i nervozuar që biseda e tij me Koemanin doli në media

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Lionel Messi ka mbajtur një takim me Ronald Koemanin në ambientet e Barcelonës për të diskutuar rreth të ardhmes së tij.

Sipas mediave spanjolle, në atë takim, argjentinasi i ka konfirmuar trajneri holandez që ai e sheh vetën më shumë jashtë se sa brenda klubit për të ardhmen.

Kjo bisedë e zhvilluar mes trajnerit të ri të Barcelonës së gjashtë herë fituesit të Topit të Artë është publikuar në media me burime brenda klubit Blaugranas.

Nga kjo gjë, Messi ka mbetur tejet i nervozuar, pasi çdo djalë e thënë në takim, është zbuluar te mediat vendore.

Ky incident e ka rënduar edhe më shumë situatën te skuadra katalunase, e pasoja mund të jenë me largim të 33-vjeçarit nga Camp Nou.

Messi po kërkohet nga Manchester City dhe Interi, ndërsa së fundmi në garë është futur edhe Paris Saint-Germain