• Ballina
  • Lajme
    • Kosov
    • Shqiperi
    • Maqedoni
    • Bota
  • Teknologji
  • Shëndetsi
  • Magazin
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kurioziet
  • Fun
Lajme-Javore
Lajme-Javore

February 20th, 2021
  • Ballina
  • Lajme
    • Kosov
    • Shqiperi
    • Maqedoni
    • Bota
  • Teknologji
  • Shëndetsi
  • Magazin
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kurioziet
  • Fun
Si u 4-fishuan të ardhura familjare? Zbardhet pasuria e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Si u 4-fishuan të ardhura familjare? Zbardhet pasuria e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Ogerta Manastirliu u zgjodh ministre e Shëndetësisë në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në mars 2017 dhe u dekretua për herë të dytë në të njëjtin pozicion pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Ajo mban titullin “Doktor i Shkencave” në “Kimi Analitike dhe Mjedis”. Më herët ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Kimi e Përgjithshme, ku është diplomuar dhe ka marre titullin “Master në Shkencë”.

Ogerta Manastirliu e ka nisur karrierën profesionale në Bashkinë e Tiranës, fillimisht në Drejtorinë e Koordinimit të Projekteve. Gjatë viteve 2005-2011, ajo ka drejtuar Drejtorinë e Strehimit dhe Shërbimit Social.

Në periudhën Shtator 2013–Mars 2017, znj. Manastirliu ka drejtuar Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Ajo ka një aktivizim të gjatë në radhët e Partisë Socialiste dhe është anëtare e Asamblesë Kombëtare. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Ky raport u prodhua nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e deklaruara të anëtarëve të Këshillit të Ministrave.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ministrja Ogerta Manastirliu nga viti 2004 deri në fund të vitit 2018.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2014, Ogerta Manastirliu deklaronte si pasuri familjare një apartament me vlerë 3.9 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria është katërfishuar duke kapur vlerën e 18.4 milionë lekëve.

Znj.Manastirliu zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 13.3 milionë lekë, likujditete bankare prej 3.3 milionë lekësh, automjet me vlerë 900 mijë lekë dhe kursime në cash prej 900 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 37.5 milionë lekë, nga të cilat 38% kanë si burim pagën e Znj.Manastirliu, 56% nga paga dhe honoraret e bashkëshortit si dhe gati 3% e totalit nga qiratë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Në vitin 2010, Znj.Manastirliu rezulton me burime financiare të pamjaftueshme për të justifikuar shtesën e aseteve në vlerën e 48,968 lekëve. Në këtë analizë nuk janë llogaritur shpenzimet vjetore për konsum familjar.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” deklarimet e Znj.Manastirliu për vlerën e një apartamenti në Tiranë. Në vitin 2004, ajo deklaron marrjen e një kredie prej 2 milionë lekësh për blerjen e një apartamenti, ndërsa vetë asetin e deklaron një vit më pas me çmim 3.9 milionë lekë. E njëjta pronë rideklarohet në vitin 2013 me vlerë 38.700 euro.

 

 

Marre nga BIRN

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest

Postime të ngjajshme

Përse vendosi të largohet nga Për’Puthen? Befason Melisa: Djemtë e programit i shihja si shokë
February 20th, 2021

Përse vendosi të largohet nga Për’Puthen? Befason Melisa: Djemtë e programit i shihja si shokë

Tradita shqiptare: I ke 250 mijë euro merr nuse në këtë qytet, po s’i pate mbetesh beqar
February 20th, 2021

Tradita shqiptare: I ke 250 mijë euro merr nuse në këtë qytet, po s’i pate mbetesh beqar

PërbaIIje e pazakontë, KaIi suImon krokodiIin. Shikoni cili del fitues
February 20th, 2021

PërbaIIje e pazakontë, KaIi suImon krokodiIin. Shikoni cili del fitues

Të Ngjajshme

O zot jepi shëndet dhe bekoje/Nëna shqiptare tregon si ua tha vajzave të saj se v uan nga ka nceri, reagimi i tyre do t’ju përlotë

Shqiptarët janë rritur me to/ Komeditë shqiptare që nuk kanë për të na u mërzitur kurrë- I mbani mend batutat

I sëmurë me Covid? Miku flet për ABC: E pavërtetë! Bujar Qamili është si kokrra e mollës

AAK Porosi PDK’së: Ramushi E Meriton Të Jetë Shef I Shtetit, E Ndali Ndarjen E Kosovës

Do të befasoheni : Përveç profesionit, ja ku është e zonja Morena Taraku

Këtë duhet ta lexojë patjetër çdo vajzë dhe grua shqiptare, mjeku popullor tregon si të hiqni peshën shpejt

Mevlani lëshon gojën për vajzën e re Jaseminën: Sa hape gojën të njoha unë ty, femrat si ty unë i…

NJlHUNl me vajzën SlMPATlKE e cila është plot 195 cm dhe nuk po gjen dot të dashur prej saj. (Foto)

Hoxha dhe Prifti: Ja ku shkon shpirti pas vde,kjes!

Shkoi ta gjente burrin në televizor po e hoqën/ Shqipes i del ”një video” me pullë të kuqe në vaskë duke…

Shpejt dhe Sakt
  • Ballina
  • Lajme
  • Teknologji
  • Shëndetsi
  • Magazin
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kurioziet
  • Fun
  • Back to top
© lajmejavore.info 2018-21. All rights reserved.
Designed by EHosts | Privacy policy | Disclaimer | Sitemap
Ne përdorim cookies për ta personalizuar webfaqen tonë në preferencat tuaja. Duke vazhduar ne faqen tonë ne supozojmë se ju i pranoni këto kushte..
Më shumëPranoj
Manage consent

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary
Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

Non-necessary

Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.