Shtëpi nga mbeturinat për të pastrehët

Shtëpi nga mbeturinat për të pastrehët

Gregory Kloehn është një artist dhe zemërmirë në Oakland të Kalifornisë.

Ai vazhdimisht krijon shtëpi të vogla të lëvizshme për të pastrehët nga materiale të riciklueshme dhe të rikuperuara që gjen në rrugë.

Ai punën e tij e filloi kur kuptoi se me gjëra të pavlera mund të bëhen punë të mëdha për të pastrehët.

Hapi i parë që ai bënë është shkuarja në lagjet industriale dhe zhytja nëpër mbeturina.

Ai përzgjedh pjesë për krijimet e tij praktike arkitekturore dhe i bën bashkë ato.

Gjërat që më së shumti i hyn në punë janë paleta mallrash, dera madje edhe ato të frigoriferëve, dritaret e dyer lavanderie e të makinave.

Çdo shtëpi madje është ndërtuar mbi rrota në mënyrë që ajo mund të jetë e lëvizshme.

Përndryshe, çdo shtëpi është e ndryshme – dikush mund të ketë një pasqyrë dhe një tjetër mund të ketë rafte apo filxhan.

Ai thotë se ajo që është e rëndësishme është se secili ka një çati mbi kokë.

Kloehn ka thjeshtë ndihmën e vullnetarëve dhe madje edhe të rinjtë nga një shkollë të mesme vendase për të ndërtuar shtëpitë e tij./InfoKosova/

Shiko Fotot: