Shoqërohen 8 persona për vrasjen e Ndokës, ja ku dyshon policia

Policia e Shtetit ka shoqëruar 8 persona të cilët dyshohen se mund të kenë infromacion për ezkekutimin mafioz të vëllait të ish-deputetit të PS Arben Ndoka, Aleksandër Ndoka. Hetimi i çështjes ka çuar në Shkodër krerët e forcave speciale ndërsa në terren janë kontrolluar mabjente të shumta.

Aleksandër Ndoka rezulton person pa precedentë penalë. Ndërkohë, policia po fokusohet në ngjarjen ku u plagos një simpatizant i LSI para pak kohësh, ngjarje për të cilën u arrestua Samuel Ndoka, djali i viktimës.

48-vjeçari u ekzekutua mëngjesin e sotëm shumë pranë banesës së tij në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë. Nga kqyrja e trupit të tij rezultoi se Ndoka kishte marrë 11 plumba. Ai u sulmua nga rreth 5 metër largësi dhe dyshohet se kanë qëlluar dy persona.

Aktualisht në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, është duke u zhvilluar një analizë e hollësishme në lidhje me ngjarjen, analizë e kryesuar nga Drejtori për Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit Niko Brahimaj. Grupi hetimor është fokusuar në kqyrjen e kamerave të sigurisë në zonë si dhe në tabulatet telefonike të vktiimës.

NJOFTIMI I POLICISE
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur, Policia e Lezhës, me mbështetjen e ekspertëve të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit po vijon intensivisht punën për zbardhjen e kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, është duke u zhvilluar një analizë e hollësishme në lidhje me ngjarjen, analizë e kryesuar nga Drejtori për Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit Niko Brahimaj.

Një grup i posaçëm hetimor me Specialistë të Hetimit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë dhe me Prokurorinë e Rrethit është duke punuar për këtë qëllim. Nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë të mbështetura dhe nga shërbimet FLO Shkodër, është krehur e gjithë zona, për të bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera materiale, si dhe po administrohen të gjitha pamjet filmike të kamerave të sigurisë, të vendosur nga objekte dhe biznese private.

Policia po analizon dhe përpunon me kujdes të gjitha provat materiale të administruara në vendngjarje si dhe në ambjente të tjera që lidhen me të, nëpërmjet laboratorit shkencor dhe te gjitha potencialeve policore. Në vijim të veprimeve për zbulimin dhe dokumentimin e autorëve, deri tani janë shoqëruar 8 shtetas në D.V.P.Lezhë. Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për veprat penale të parashikuara nga nenet 78/278 të Kodit Penal “Vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje e armeve të zjarrit dhe municioneve luftarake”.