Connect with us

Shoferë për herë të parë në 1994, rrëzohen në ritestim humbësit e të gjitha pikëve të patentës

Latest

Shoferë për herë të parë në 1994, rrëzohen në ritestim humbësit e të gjitha pikëve të patentës

Kur humbet të gjitha pikët e lejes së drejtimit, shoferët i nënshtrohen një ritestimi. Ditën e sotme, DPSHTRR njoftoi se ka zhvilluar testime një grup me shferë që kanë humbur patentën për shkelje të rënda të patentës.

Nga 28 persona të riregjestruar u paraqitën vetëm 11 shoferë. Dhe nga këta asnjë nuk mundi që ta merrte testin elektronik të teorisë. Kjo bën që ata të rikthehen sërish në autoshkollë dhe për t’u ripërgatitur brenda një afati 30 ditor.

Shoferët kishin marrë leje drejtimi në vitet: 1994, 1997, 2004, 2007, 2010, 2013, 2017 (2), 2019, 2020, 2021.

DPSHTRR i bën thirrje shoferëve që të respektojnë normat e qarkullimit rrugor. Përndryshe ata do të humbasin të gjitha pikët në patentë dhe do të rikthehen në autoshkollë. Kjo për shoferët do të thotë më shumë kosto dhe angari. Prandaj sipas DPSHTRR këto mund të shmanget duke u sjellë korrekt në timon.

“Konkluzioni: respektoni normat e qarkullimit rrugor sepse nëse do t’i humbni të gjitha pikët, do të riktheheni në Autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitoni patentën vetëm nëse nuk keni mbi 3 gabime në pyetësorin me 30 fjali si edhe nëse kaloni në testin e praktikës! Këtë kohë, angari e kosto mund t’ia shmangni vetes duke u sjellë korrekt në timon e duke mos rrezikuar veten dhe të tjerët në rrugë! Ju jeni problemi dhe po ju jeni zgjidhja”, thuhet në një njoftim.

“Që nga Qershori 2022 kur filluam aplikimin e aktit të ri që e çon në autoshkollë personin që ka humbur tërë pikët e patentës, në tre testime të bëra ne kaq kohë, 0 kalues! Nga 13+18+28 = 59 aplikues janë paraqitur vetëm 6+5+11 = 22 në ritestim (dy prej tyre dy herë) dhe ka patur 0 kalues. Diferenca e atyre që nuk hyjnë në testim ende janë persona që presin, fshihen, nuk vijnë nga frika se do ngelen, kujtojnë se po bëjmë fushatë e do ja gjejnë anën, por ta harrojnë”, përfundon njoftimi i DPSHTRR.

Leave your vote

Continue Reading
You may also like...

More in Latest

To Top

Log In

Forgot password?

Forgot password?

Enter your account data and we will send you a link to reset your password.

Your password reset link appears to be invalid or expired.

Log in

Privacy Policy

Add to Collection

No Collections

Here you'll find all collections you've created before.