Sërish të tjera humbje jete dhe shumë raste të reja, publikohen të dhënat e fundit nga Kosova

Sërish të tjera humbje jete dhe shumë raste të reja, publikohen të dhënat e fundit nga Kosova

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Situata vijon të jetë e rënduar në Kosovë nga pandemia e koronavirusit.

Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit 8 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 488.

Nga 471 persona të testuar si të dyshuar me Covid, kanë rezultuar pozitivë 136 prej tryre.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 51 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Shtime, Suharekë dhe Viti.

Kujtojmë që deri më tani në Kosovë 488 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 12.683.