Sekretarja e PSD-së kritikon Kurtin pasi shpërndau bakllava për stafin e qeverisë

Sekretarja e PSD-së kritikon Kurtin pasi shpërndau bakllava për stafin e qeverisë

Natyra Kuçi, sekretarja e Partisë Socialdemokrate (PSD), ka kritikuar kryeministrin në largim, Albin Kurti për shpërndarjen e ballkavasë për stafin e kryeministrisë.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Kuçi ka thënë se Kurti qytetarët i ka dënuar për mos mbajtje të dorezave dhe maskës derisa sot ai vet ato nuk i mban.

“Kurti shpërndanë bakllava për stafin e qeverisë së tij pa dorëza e maskë ani pse, për shkak të vendimit të tij, qytetarët janë dënuar kur kanë vepruar si Kurti.

Pandemia është karakterizuar me këso vendime arbitrare e kundërshtuese të qeverisë Kurti.

Përderisa vetes i arsyeton gjithçka dhe përgatit terrenin për protesta me kërcënime ndaj çdokujt, për të tjerët pason vetëm dënimi kur veprojnë porsi Kurti”, ka shkruar Kuçi.

Tutje, Kuçi ka shkruar se për Kurtin demokracia është gjëja e fundit që ai dëshiron.

“Kur e mban veten në pozitën e të gjithëdijshmit e të vetmin figurë të së mirës e ke të lehtë t’i vendosësh të gjithë që nuk mendojnë si ti në anën e së keqes.

Prandaj, kur Kurti flet për demokraci, ai në një mënyrë e përqesh atë me veprimet e tij sepse demokracia është gjëja e fundit që ai dëshiron ta ruaj”, ka shkruar Kuçi.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në ditën e tretë të festës së Fiter Bajramit ka pritur me bakllava punëtorët e qeverisë.

Kurti madje shihet edhe teksa iu shërben vet punëtoreve të Qeverisë së Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur, këshilltarit i Kurtit, Përparim Kryeziu përmes një postimit të tij në Facebook.

“Kryeministri në detyrë, sot, ditën pas pushimit për nder të Fitër Bajramit, në fillim të orarit të punës, priti dhe i shërbeu me ballkava zyrtarët që punojnë në ndërtesën e Qeverisë.

Atyre iu uroi me fat Fitër Bajramin, mbarësi dhe shëndet”, ka shkruar Kryeziu.