



Ka përfunduar aventura e 30-vjeçarit Riljon Lala. I riu i cili u arratis nga komisariati numër 1 në Tiranë mëngjesin e 4 janarit është arrestuar sot nga policia. Sipas informacioneve të para, Lala mësohet se është ndaluar pasditen e sotme nën zonën e Ali Demit ku qëndronte në një banesë me qira, //EKSKLUZIVE vetem ti mundesh ta shikosh videon,duke shtypur ne rek,la.men 5 sekondshe




të marrë që prej arratisjes nga ambientet e komisariatit. 30-vjeçari kishte mundur t’u shpëtonte nga duart policëve më datë 4 Janar 2021, duke u larguar nga ambientet e paraburgimit. Kujtojmë se dy efektivët e policisë që po shoqëronin të ndaluarin për armë pa leje janë Mynyr Xhelili dhe Mustafa Bac. Sipas hetimeve ata janë dhunuar fizikisht nga i arrestuari për armëmbajtje pa leje, Riljon Lala. Pas hetimeve në lidhje me arratisjen Xhelili dhe Baci janë dërguar nga SHÇBA-ja për ndjekje penale në prokurorinë e Tiranës, me dyshimin se kanë abuzuar me detyrën, duke lejuar një person të arrestuar dhe të rrezikshëm që të arratiset.