Rita Ora publikon videon më të ëmbël me një vajzë të vogël kosovare (VIDEO)

Rita Ora publikon videon më të ëmbël me një vajzë të vogël kosovare (VIDEO)


Rita Ora ka arritur në Kosovë para disa minutash ku edhe është bërë lajmi kryesor në mediat shqiptare.

Por nuk ka vonuar shumë dhe ajo ka publikuar një video të shkurtë ku shfaqet me një vajzë të vogël e cila duket se është adhuruese e madhe e Ritës.
“Zemra ime e lezetshme, çfarë mirëpritje e këndshme. Krenar të jesh shqiptar në momente si këto. Shko kapi ata vajzë, kosova10 të dua” ka shkruar ajo në këtë imazhe.
Bukuroshja jonë ka dhënë një mesazh për të gjithë të rinjtë duke thënë se së bashku duhet të punojmë që ta bëjmë vendin tonë krenar.
“Së pari dua urime pavarësia. Jam shumë e lumtur që gjendem këtu. Mund të isha kudo në botë këtë ditë. Por kam vendosur ta sjell krejt ekipin tim në Prishtinë, në Kosovë. Ne do të organizojmë shoun më të madhe dhe më të mirë ndonjëherë. Jam shume e lumtur të jem këtu”, ka pohuar Rita.
“Do të doja ta shëtisja Kosovën, do të doja të njihja shumë vende pasi që kemi kaluar nëpër një udhëtim të gjatë. Kur fillova të merrem me muzikën, pash shumë yje botërore. Unë jam vajzë nga një vend i vogël dhe duhej të të lë shenjë në botë. Por pas një punë të madhe dhe të vështirë kam arritur këtu. Tash po e shoh se sa kam arritur. Mesazhi im kryesor është se keni vetëm një mundësi që të mbaheni në mend. Sa më shumë që jemi të njohur, e bëjmë vendin më të madh. Ne kemi talente të mëdha, si Bebe Rexha dhe Dua Lipa. Bëni sa më shumë dhe argëtohuni duke prezantuar Kosovën”, ka pohuar Rita.
Ajo më tutje ka pohuar se jam “në ethe jam tani se sa në ndonjë ngjarje madhështore të ndarjes së çmimeve ndërkombëtare”. Kliko me posht shiko VIDEON ▼▼▼