Reagimi i Vidalit, pasi Bayerni ia shënoi Barcelonës golin e gjashtë

Reagimi i Vidalit, pasi Bayerni ia shënoi Barcelonës golin e gjashtë

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Reagimi i Vidalit, pasi Bayerni ia shënoi Barcelonës golin e gjashtë Reagimi i Arturo Vidalit ndaj golit të gjashtë të Bayern Munichut në fitoren me rezultat 8:2 kundër Barcelonës është bërë viral në rrjete sociale, përderisa edhe deklaratat e tij para ndeshjes janë shpërndarë nga tifozët e Bayernit.Barcelona u eliminua në mënyrë të turpshme nga Liga e Kampionëve të premten, pasi Bayern Munichu e mposhti me rezultat të thellë 8:2 në çerekfinale

Me gola të shënuara nga Thomas Muller, Ivan Perisic, Serge Gnabry, Joshua Kimmich, Robert Lewandowski dhe Philippe Coutinho për Bayernin, klubi bavarez e dominoi plotësisht Barcelonën në humbjet më të thellë të katalonasve në histori të Ligës së Kampionëve.

Në minutën e 82-të të ndeshjes, Philippe Coutinho, i huazuar në Bayern nga Barcelona, e asistoi golin e gjashtë të Bayernit, të parin të Lewandowskit në këtë përballje. Reagimi i Arturo Vidalit ndaj këtij goli është bërë viral në rrjete sociale.

Reagimi i Vidalit është shpërndarë edhe më shumë shkaku i një deklaratë të tij para ndeshjes, kur e kishte paralajmëruar Bayernin se të premten nuk do të luajë kundër klubeve të Bundesligës, por kundër Barcelonës, të cilën e quajti klubin më të mirë në botë.

“Unë i njoh lojtarët e Bayernit dhe e di se çfarë thonë ata në media, nuk është ajo që e mendojnë në të vërtetë. Nesër ata s’do të luajnë kundër klubeve të Bundesligës, por kundër Barcelonës, klubit më të mirë në botë”, kishte thënë Vidal.

“Unë i kuptoj dyshimet që mund t’i kenë tifozët, në ligë ne nuk e treguam nivelin tonë dhe kjo është arsyeja pse pësuam disfatë. Por, ne e kemi Leon dhe lojtarë të tjerë të mëdhenj, për këtë arsye them se jemi klubi më i mirë në botë dhe nesër duam ta dëshmojmë këtë”.