Connect with us

Rama thirrje Vuçiç: Mos ushqe kundërvënie në Kosovë

Latest

Rama thirrje Vuçiç: Mos ushqe kundërvënie në Kosovë

Qeveria shqiptare i doli në krah sot Kosovës, duke dënuar sjelljen e grupeve serbe në veri të vendit.

Edi Rama mori në mbrojtje Albin Kurtin, duke thënë se marrëveshja duhet zbatuar dhe Kosova është në të drejtën e saj.

“Përshkallëzim i paarsyeshëm. Kosova në të drejtën e sovranitetit territorial. Administrim i pavarur i shtetit. I mbështes 100 %”, tha Rama.

Kryeministri shqiptar përshëndeti shtyrjen e vendosjes së reciprocitetit me 30 ditë, duke përgëzuar Albin Kurtin për vetëpërmbajtjen. Rama i drejtoi këtë mesazh të drejtpërdrejtë mikut të tij Vuçiç.

“I bëj thirrje Vucic të mos ushqejë me alibi grupet në veri në caktuara që kundërvihen”, u shpreh Rama.

Deklaratat Rama i bëri gjatë konferencës për shtyp me homologun spanjoll, i cili ishte në Tiranë, si pjesë e një vizite në rajon.

Pedros Sancez tha se vendi i tij do të vazhdojë të mos e njohë Kosovën.

“Unë mendoj që miqtë e mirë siç është Shqipëria dhe Spanja, mund të kenë edhe mosmarrëveshjet e veta. Ne mendojmë se është shkelur e drejta ndërkombëtare dhe nuk mund të jemi në favor të këtij pranimi. Është një opinion që nuk e ndajmë me qeverinë shqiptare, por kjo nuk do të thotë që ne nuk e nxisim dialogun me Prishtinën për tu bashkuar në Unionin evropian”, tha kryeministri spanjoll.

Të dyja qeveritë firmosën një marrëveshje të përbashkët për luftimin e kr*mit ndërkombëtar./abcnews.al/

Leave your vote

-1 Points
Upvote Downvote
Continue Reading
You may also like...

More in Latest

To Top

Log In

Forgot password?

Forgot password?

Enter your account data and we will send you a link to reset your password.

Your password reset link appears to be invalid or expired.

Log in

Privacy Policy

Add to Collection

No Collections

Here you'll find all collections you've created before.