Ani pse pritjet ishin të larta që gjatë presidencës gjermane të Këshillit të Bashkimit Evropian të ndodh liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, një gjë e tillë nuk u arrit.




Shanset po mendohen më të ulëta tani kur Portugalia ka dalur në krye të presidencës së BE-së.
Në Qeverinë e Kosovës nuk përgjigjen rreth kësaj teme, ndërsa njohësit e integrimeve shprehën skeptik që liberalizimi i vizave të ndodh këtë vit.
Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret por ende nuk gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë vendet e Bashkimit Evropian.
Franca dhe Holanda janë vendet që janë shprehur skeptike në dhënien e dritës së gjelbër për kosovarët, ani pse vet mekanizmat e Bashkimit Evropian kanë deklaruar që Kosova i ka plotësuar kriteret për lëvizje të lirë.
EKSKLUZIVE vetem ti mundesh ta shikosh videon,duke shtypur ne rek,la.men 5 sekondshe




Deputetja Blerta Deliu-Kodra, pjesë e komisionit parlamentar për integrime europiane, thotë se Qeveria e Kosovës, asnjëherë nuk ka qenë më e dobët në konkretizimin e argumenteve në çështjen e liberalizimit të vizave.
“Me keqardhje e them që aty ku e kemi sjellur qeveritë paraprake dhe ne që kemi qenë në pushtet, ka ngelur, ose ka hapa prapa në kthim të kësaj agjende. Asnjëherë më pak nuk është diskutuar lidhur me këtë proces, asnjëherë më pak nuk ka pasur shkëmbim ndërmjet shteteve lidhur me procesi ne liberalizimit të vizave dhe asnjëherë më pak nuk ka pasur më pak bashkëpunim me spektrin ndërkombëtar që janë Bashkimi Evropian dhe shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me politikën e jashtme”, thotë ajo.
EKSKLUZIVE vetem ti mundesh ta shikosh videon,duke shtypur ne rek,la.men 5 sekondshe




Viti 2020 ishte vit shprese për kosovarët për shkak të presidencës gjermane në BE, por duket që pandemia i ka orientuar politikat e Bashkimit Evropian diku tjetër.
Emir Abrashi nga Demokracia Plus thotë se Bashkimi Evropian tani ka çështje më të rëndësishme se liberalizimi i vizave për kosovarët, duke përmend këtu luf tën ndaj pandemisë, proceset buxhetore dhe Brexit.
EKSKLUZIVE vetem ti mundesh ta shikosh videon,duke shtypur ne rek,la.men 5 sekondshe




“Nuk pres ndonjë lëvizje shumë të madhe në ana e Portugalisë, mirëpo në gjysmën e dytë të vitit 2021, presidenca i kalon Sllovenisë dhe në këtë aspekt mendoj që ne duhet qysh tash të fillojmë të punojmë me Qeverinë sllovene, me aleatët tanë në Slloveni në mënyrë që t’i shtyjmë përpara këto procese për shkak se neve kemi parasysh që Sllovenia është pak më e ndjeshme karshi këtyre proceseve për shkak se edhe vet ka qenë pjesë e së njëjtës federatë në të cilën ka bërë pjesë i gjithë Ballkani Perëndimor. Ndoshta presidenca e Sllovenisë do të jetë me e favorshme për proceset e integrimit në gjithë Ballkanin”, thotë ai.