Qindra raste të reja dhe disa humbje jete, publikohen shifrat e 24 orëve të fundit nga Italia

Qindra raste të reja dhe disa humbje jete, publikohen shifrat e 24 orëve të fundit nga Italia

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 4 viktima nga koronavirusi, për një total prej 35.441 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 953 raste të reja pozitiv (dje ishin 1071), për një total prej 260.298 të prekurish nga Covid.

Ministria e Shëndetësisë në Itali raportoi gjithashtu se në spitale ndodhen të shtruar në kujdesin intensive 65 pacientë, 4 më pak se dje.

Në vend sot pati edhe 192 pacientë të shëruar për një total prej 205.662

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 1 viktimë dhe 110 rastë të reja pozitiv.

Që prej fillimit të pandemisë në Rajon totali i vdekjeve ka shkuar në 16 857 kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 98.426.