Pyetet Jasemina a është lidhur me djalin e ish-Guvernatorit të Bankës? Habit me përgjigjen: Do ua them burrash

Pyetet Jasemina a është lidhur me djalin e ish-Guvernatorit të Bankës? Habit me përgjigjen: Do ua them burrash

Ditët e fundit në mediat rozë u tha Jasmina e “Për’puthen” mund të jetë në një lidhje me Erik Fullanin, djali i ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit. Kjo për shkak se ata kanë filluar të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, kanë dalë në një video live bashkë, janë fotografuar me të njëjtat rroba dhe makinë.

Kaq mjaftoi që ata të përfliten për një lidhje teksa së fundmi Eriuku ka thyer heshtjen. Në një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram, ai ka zgjedhur që të flasë për këtë çështje ndonëse jodrejtpërdrejt. Një ndjekës/e i ka shkruar: “Na e thuaj një herë e mirë je i lidhur apo jo?”. Kësaj pyetjeje ai i është përgjigjur:

“Jo, nuk jam [i lidhur]. Jam beqar, single po meqë e keni kaq merak kur të lidhem do t’ua them. Burrash”.