Pse nuk kishte përmbytje gjatë diktaturës? Ja përgjigja që jep ish-ministrja e Enver Hoxhës

Pse nuk kishte përmbytje gjatë diktaturës? Ja përgjigja që jep ish-ministrja e Enver Hoxhës

Themie Thomai, ish-ministrja e bujqësisë në kohën e diktaturës, ka rrëfyer disa momente mjaft interesante nga drejtimi i kësaj ministrie.
Ajo ka komentuar përmbytjet e fundit në vend, ndërsa u ndal tek arsyet se përse gjatë komunizmit nuk kishte përmbytje të tilla.

Thomai tha:

Kjo është një shkencë e tërë, por funksiononte një rrjet i tërë kullues i kontrolluar. Tokat që shtrihen afër bregdetit në Vlorë, Fier, janë toka nën nivel. Kolektori i madh pastrohej çdo vit.

Të gjitha stacionet e pompimit në fund të gushtit kontrolloheshin dhe me komision të posaçëm merreshin me hidrovoret.

Kontrolloheshin të gjitha digat. Nuk lejohej të shkelnin as këmbët e bagëtive në diga. Merreshin masat që më përpara. Kanali i ujërave të mëdha dhe pritat përbënin atë që quhej rrjeti kullues”.