Protesta e PD-LSI, ‘blindohet’ Kuvendi, gati teli me gjemba

Protesta e PD-LSI, ‘blindohet’ Kuvendi, gati teli me gjemba

18 Dhjetor, 2017
Aktualitet

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillojnë sot një protestë masive kundër mazhorancës së Edi Ramës, me qëllim bllokimin e votimit në Kuvend për Kryeprokurorin e ri të Përkohshëm. Opozita e bashkuar tregon forcën kundër Partisë Socialiste në pushtet. Ky është tubimi i parë i madh i PD-LSI kundër Ramës.

Protesta do të nisë në orën 09:30 para Kuvendit të Shqipërisë, aty ku në orën 10:00 pritet të nisë seanca plenare për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Përkohshëm. Çështja e kryeprokurorit thelloi përplasjet mes pozitës dhe opozitës, pasi kjo e fundit nuk e mbështeti vendimin e mazhorancës për Kryeprokuror të Përkohshëm, duke e cilësuar këtë të fundit politik.

Mos humbisni



Një skaf i ngarkuar me drogë ka arritur t’i shpëtojë policisë së Durrësit dhe të …