Prekëse: Qeni kishte fjetur pranë varrit të pronarit të tij, çdo natë, për rreth 11 vjet (Foto/Video)

Prekëse: Qeni kishte fjetur pranë varrit të pronarit të tij, çdo natë, për rreth 11 vjet (Foto/Video)

Një qen besnik i quajtur Kapiten ka ngordhur pasi kishte fjetur pranë varrit të pronarit të tij, çdo natë, për rreth 11 vjet me radhë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qeni ishte rreth katër vjeç kur Miguel Guzman, i cili e kishte blerë qenin si një dhuratë për të birin, Damian, vdiq në vitin 2006 në Villa Carlos Paz, pranë Cordobas, qytetit të dytë të Argjentinës.

Siç thuhet më tej, qeni u zhduk jo shumë kohë më pas dhe familja mendoi se gjeti një shtëpi të re ose u vra.

Por disa muaj më vonë, në një nga vizitat e tyre në varrezat gjatë vitit 2007, ata panë se aty gjithashtu gjendej edhe Kapiteni.

Për habinë e tyre, fqinjët u treguan se si filluan ta ushqejnë atë kur e kuptuan se ai flinte tek varri i pronarit të tij, çdo natë.

Dhe kështu qeni i mërzitur vazhdoi këtë, derisa ngordhi disa ditë më parë, në moshën 15 vjeçe.

Ajo që habiti familjen ishte se varrezat ishin shumë larg nga ku ata jetojnë dhe kapitani kurrë nuk i shoqëroi atje para se të zhdukej.

Djali i Guzman, Damian, tha se kishte tentuar të sillte disa herë në shtëpi Kapitenin, por ai gjithmonë shkonte drejt varrezave