Polemika të mëdha për të ardhmen e Messit, vjen komenti nga “Fenomeni” Ronaldo

Polemika të mëdha për të ardhmen e Messit, vjen komenti nga “Fenomeni” Ronaldo

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Leo Messi është një nga temat më të diskutuara kohëve të fundit në futbollin evropian.Pas disfatës së rëndë nga Bayerni 8 me 2, kishin filluar polemikat dhe diskutimet për një largim të mundshëm të tij nga Barcelona. Madje u përfol që ai vetë e kishte kërkuar largimin nga klubi.Por legjenda e futbollit brazilian, Fenomeni Ronaldo mendon se Messi nuk mund dhe nuk do të largohet nga Barcelona.

“Është shumë e pamundur që Messi të largohet nga Barcelona, veçanërisht me këtë krizë financiare nëpër Evropë”, ka deklaruar Ronaldo.“Messi është referencë e klubit dhe nëse do të isha Barcelona unë nuk do të lejoja largimin e tij në çfarëdo rasti”.“Messi ka një marrëdhënie shumë të fortë me Barcelonën. Unë nuk mendoj se ai do të ndalojë së dashuruari skuadrën. Ai është i mërzitur, natyrisht, me mënyrën se si u mposhtën në Ligën e Kampionëve” përfundoi Ronaldo.