Pesë skuadra e duan uellsianin Ramsey, ja cilat skuadra jan pas tij….

Pesë skuadra e duan uellsianin Ramsey, ja cilat skuadra jan pas tij….

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Aaron Ramsey është njëri nga lojtarët e parë që do të largohen nga Juventusi gjatë afatit kalimtar veror.

Mesfushori uellsian iu bashkua Zonjës së Vjetër verën e vitit të kaluar si transferim i lirë nga Arsenali.

Por në vitin e tij të parë me Juventusin, Ramsey nuk ka arritur të përshtatet mjaftë mirë dhe po mendon largimin.

29-vjeçari dëshiron të rikthehet në Ligën Premier, ku ka interesime të mëdha nga skuadrat angleze.

Reprezentuesi i Uellsit ka kërkuar nga agjenti i tij të rikthehet në kampionatin anglez, ku pesë skuadra duan shërbimet e tij.

Tottenham Hotspur, Everton, Newcastle United, West Ham United dhe Crystal Palace janë skuadrat që kanë kërkuar Ramseyn.

Ramsey këtë vit ka zhvilluar 35 ndeshje me Zonjën e Vjetër ku ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asistim.