Përmirsohet cilësia e ajrit dhe moti – temperaturat mbi 20C

Përmirsohet cilësia e ajrit dhe moti – temperaturat mbi 20C

Në ditën e shtunë do të rriten sërish edhe mbi 20C.

Mëngjeset do të jenë të ftohta me temperatura ndjeshëm nën vlera mesatare.

Ditën e diel, kalimi i një fronti të ftohtë do të sjellë vransira dhe reshje kalimtare shiu.

Sipas tendencave të fundit, javën e ardhshme, do të mbizotëroj mot më i freskët dhe i ndryshueshëm, me mundësi për reshje shiu.

Temperaturat do të luhaten nën vlera mesatare.

Cilësia e ajrit ka filluar të përmirësohet, pasi që erërat e ditëve të fundit kanë shpërndarë pluhurin saharian në juglindje prej rajonit tonë.

22.05.2020 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën kryesisht me diell.

Temperaturat në vise të ulëta 6C deri 19C, e në vise malore 3C deri 14C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-10m/s. Indeksi UV: 8.

23.05.2020 – Kryesisht me diell.

Mëngjesi i ftohtë, e ditën më ngrohtë.

Më vonë gjatë ditës vransira kalimtare.

Temperaturat në vise të ulëta 5C deri 21C, e vise malore 3C deri 15C.

Do të fryj erë e lehtë nga perëndimi dhe jugperëndimi 2-4m/s. Indeksi UV: 9