Përfitoi duke mashtruar se nuk mund të ecë, burgoset pasi kapet duke punuar (Video)

Përfitoi duke mashtruar se nuk mund të ecë, burgoset pasi kapet duke punuar (Video)

Michael Holland nga Staffordshire e Anglisë, ka arritur të përfitojë rreth 50 mijë euro, duke pretenduar se nuk mund të ecë mbi 30 metra.

Por, mashtrimit të tij i erdhi fundi, pasi u kap duke punuar për një kompani transporti mallrash, transmeton Telegrafi.

Babai i tre fëmijëve, lëvizte me shumë lehtësi dhe mbante pako të rënda, sikur të gjithë punëtorët tjerë.

Gjykata i ka shqiptuar atij dhjetë muaj dënim me burg, për pretendimet e rrejshme që i ka bërë 21 vjet rresht.