Pas vaksinës kundër COVID-19, Greqia jep lajmin e mire për nxënësit dhe mësuesit nga 7 shtatori

Pas vaksinës kundër COVID-19, Greqia jep lajmin e mire për nxënësit dhe mësuesit nga 7 shtatori

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Qeveria greke ka njoftuar se me rihapjen e shkollave më 7 shtator të këtij vitit, maskat do të shpërndahen falas si për nxënësit edhe për mësuesit. Lajmi është bërë me dije Ministri Takis Theodorikakos, teksa ka folur radion “Thema”, i cili ka deklaruar se tre maska ​​do të ofrohen falas për secilin prej 1.350,000 studentëve dhe 130,000 mësuesve që janë pjesë e sistemit arsimor të Greqisë.

Ndërsa më herët përmes një postimi në rrjetin sociale Twitter, ai ka thënë se qeveria greke do të ofrojë 5.2 milion euro për të gjitha komunat në Greqi, në mënyrë që maskat të përdoren nga të gjithë qytetarët pa paguar për to.

“Me një grant të veçantë të jashtëzakonshëm , prej 5, 2 milion eurosh për të gjitha komunat, ne furnizojmë të gjithë studentët dhe të gjithë mësuesit me maska. Ne kemi vënë në praktikë vullnetin e qartë politik të kryeministrit grek për të mbrojtur shëndetin.”- ka thënë ai.

Kujtojmë se një ditë më parë vet kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis dha lajmin e mirë se vaksina kundër koronavirusit do të shpërdahet falas për të gjithë qytetarët, menjëherë sapo shteti të ketë në dispozicion një vaksinë efektive dhe të sigurt.

Greqia është god itur rëndë nga pandemia e koronavirusit që prej kohës kur shpërtheu në mars, ndërsa deri më tani në të gjithë territorin grek janë shënuar në total 238 vik tima dhe 8.138 të infektuar prej të cilëve aktualisht janë aktivë 4.096, ndërsa lajmi i mirë është se janë shëruar 3.804 prej tyre.