Connect with us

Pas muajsh rivalitet – Noizy dhe Cllevion më në fund bëjnë paqe, pasi ky i fundit kërkoi falje publikisht

Latest

Pas muajsh rivalitet – Noizy dhe Cllevion më në fund bëjnë paqe, pasi ky i fundit kërkoi falje publikisht

Prej kohësh ata ishin përfshirë në një debat virtual, i cili ka pushtuar rrjetet sociale dhe faqet rozë të mediave online.

Por mesa duket, reperët Noizy dhe Cllevio vendosën t’i japin fund kësaj marrie, me këtë të fundit i cili kërkoi publikisht falje reperit të shumë hiteve për qasjen dhe sharjet publike.

Përmes një video live në TikTok, Cllevio nën shoqërinë e miqve të tij i ka kërkuar falje Noizyt dhe si shkas për këtë është bërë ndërmjetësimi mes shoqërive të përbashkëta të dyshes.

“Uroj të qetësohesh sepse përveç vetes dhe shoqërisë tënde, ke marr në qafë gjithë familjen dhe miqtë e tu të afërt, që thua shume i do. Janë të gjithë me zemër të ngrirë se çfarë do brroçkëllisësh ti në ‘live’-in e radhës, duke argëtuar kalamaj dhe njerëz të smirtë në internet, sepse të jesh i sigurt që njerëzit e mëdhenj dhe të hajrit nuk të ndjekin kur ti vetëm shan dhe ofendon, a e din pse? Se nuk është ndonjë gjë e bukur ose ndonjë gjë e rrallë, a ke mundësi të bësh art? Pasi dy këngë t’u bënë të famshme, harxhoje energjinë duke bërë diçka të hajrit sepse ato që ke bërë deri tani janë për të argëtuar kalamaj dhe idiotët që gëzon kjo tokë. S’ka nevojë të kërkosh falje por ka nevojë të përmirësohesh, respekto veten, duaje veten, asnjë nuk është krenar me sjelljet e tua”, shkroi Noizy.


Vet Noizy e pranoi faljen, duke bërë disa reagime të një pasnjëshme në InstaStory.

“Uroj të qetësohesh sepse përveç vetes dhe shoqërisë tënde, ke marr në qafë gjithë familjen dhe miqtë e tu të afërt, që thua shume i do. Janë të gjithë me zemër të ngrirë se çfarë do brroçkëllisësh ti në ‘live’-in e radhës, duke argëtuar kalamaj dhe njerëz të smirtë në internet, sepse të jesh i sigurt që njerëzit e mëdhenj dhe të hajrit nuk të ndjekin kur ti vetëm shan dhe ofendon, a e din pse? Se nuk është ndonjë gjë e bukur ose ndonjë gjë e rrallë, a ke mundësi të bësh art? Pasi dy këngë t’u bënë të famshme, harxhoje energjinë duke bërë diçka të hajrit sepse ato që ke bërë deri tani janë për të argëtuar kalamaj dhe idiotët që gëzon kjo tokë. S’ka nevojë të kërkosh falje por ka nevojë të përmirësohesh, respekto veten, duaje veten, asnjë nuk është krenar me sjelljet e tua”, shkroi Noizy.

Tutje, reperi i hitit “Gangsta Love” i sugjeroi Cllevios që të merret me punë të duhuradhe të mos mundohet të përfitojë në kurriz të të tjerëve.

“Madje familja është non stop në ankth dhe shoqërinë po e fut në lloj-lloj belash, pa qenë nevoja aspak, vetëm se ti kërkon vëmendjen e kalamajve në internet. Nuk ka rëndësi sa shumë shikueshmëri të shkon ‘live’, rëndësi ka se kush ta shikon ‘live’-n. Çfarë kapaciteti njerëzish e shohin atë gjë, ti po tregohesh pertaci më i madh sepse do të bësh famë pa punë, gjë që në momentin ku t’i ndal të sharat të bie dhe puna, se s’po ndjehesh më si artist por si dikush që merr vëmendje duke sharë njerëz, rritur vepro me moshën tënde”, shkroi Noizy.

Dhe për fund ai i dha atij disa këshilla shëndeti, duke i sugjeruar një stil jetese të shëndetshme.

“Ke kujdes mbi shëndetin tënde. Mos rri me njerëz që të thithin energjinë tënde. Bëje një plan ditor, një plan javor, një plan mujor, bëje dhe një plan vjetor. Dhe mundohu t’i rrish korrekt planeve, ha mirë dhe shko në palestër. Mos rri në ‘live’ sepse ato janë për të lënë njerëzit duke parë ekranin e një telefoni, bota ka më shume se Instagram dhe Tiktok, ndreqe veten tënde djalë i ri”, theksoi Noizy.

Dhe për fund, reperi emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku, e përfundoi prononcimin e tij, me disa fjalë të cilat shprehin pabesi, por shpreson që kjo të përfundojë mirë.

“Unë ende s’kam besim te ti gjithsesi shohim, të jesh mirë”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Leave your vote

Continue Reading
You may also like...

More in Latest

To Top

Log In

Forgot password?

Forgot password?

Enter your account data and we will send you a link to reset your password.

Your password reset link appears to be invalid or expired.

Log in

Privacy Policy

Add to Collection

No Collections

Here you'll find all collections you've created before.