Parashikimi për marrëveshjen Kosovë-Serbi, juristi zbulon arsyet e shtyrjes së takimit të 2 shtatorit – paralajmërohet hyrja e këtij subjekti në qeveri

Parashikimi për marrëveshjen Kosovë-Serbi, juristi zbulon arsyet e shtyrjes së takimit të 2 shtatorit – paralajmërohet hyrja e këtij subjekti në qeveri

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Parashikimi për marrëveshjen Kosovë-Serbi, juristi zbulon arsyet e shtyrjes së takimit të 2 shtatorit – paralajmërohet hyrja e këtij subjekti në qeveri
Parashikimi për marrëveshjen Kosovë-Serbi, juristi zbulon arsyet e shtyrjes së takimit të 2 shtatorit – paralajmërohet hyrja e këtij subjekti në qeveri

Takimi i Uashingtonit pritet të sjellë arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kështu deklarojnë për gazetën “Bota sot” njohësit e zhvillimeve politike në vend.

Njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese, Blerim Burjani, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se pas shtyrjes së takimit të paralajmëruar më 2 shtator, ka përgatitje edhe më të theksuara nga ana e nikoqirit për ta finalizuar një marrëveshje.

Ai konsideron se në SHBA mund të ofrohet një dokument ku palët mund ta pranojnë në parim.

ImageBlerim BurjaniFOTO GALERI
“Ka përgatitje të shtuara të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ideja mund të jetë ofrimi i një dokumenti që duhet palët ta pranojnë në parim, pra po punohet në drejtim të një zgjidhje së bashku me një pako ekonomike”, ka thënë Burjani.

Juristi shton se takimi mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë mund të mbahet më 8 ose 10 shtator. Gjersa, edhe ka paralajmëruar futjen e PDK-së së Kadri Veselit në qeveri.

“Tash sipas mendimit tim takimi pritet të mbahet më 8 apo 10 shtator, përgatitja e palëve për këtë çështje është më rëndësi. Nga politika e Kosovës kërkohet unitet më i madh dhe mund të pritet të hyjë PDK në koalicion, kjo do t’i kontribuonte zgjidhjes përfundimtare Kosovë-Serbi”, ka shtuar Burjani, për gazetën “Bota sot”.

Kurse, krejt në fund, ai ka theksuar se një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, mund të arrihet në dhjetor të këtij viti.

“Marrëveshja pritet të arrihet deri në nëntor të këtij viti”, ka thënë krejt në fund për “Bota sot”, njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese, Blerim Burjani.

Takimi i paraparë me datën dy shtator në Uashington ka gjasa të jetë shtyrë për një datë tjetër.

Kështu raportoi pak më herët Zëri i Amerikës, lajm i cili është publikuar gjatë ditës edhe nga mediet tjera.

Edhe me 27 qershor të po këtij viti, në Uashington, u anulua një takim ndërmjet palëve, pasi nga Zyra e Prokurorit të Specializuar u bënë publike aktakuzat për presidentin Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.