Pamjet E Fundit Të 6-Vjeçarit Që U Torturua Deri Në Vdekje Nga Njerka: E Lanë Pa Ngrënë, E Denden Me Kripë Dhe I Hoqën Ujin

Pamjet E Fundit Të 6-Vjeçarit Që U Torturua Deri Në Vdekje Nga Njerka: E Lanë Pa Ngrënë, E Denden Me Kripë Dhe I Hoqën Ujin

Videoja me momentet e fundit të 6-vjeçarit Artur, i cili vdiq tragjikisht nga torturat që i bënë prindërit e tij, ka shkaktuar bujë të madhe në Britani.

Videoja, e regjistruar një ditë para vdekjes së Arturit të vogël në qershor 2020, tregon djalin që ka vështirësi të heqë batanijen nga dyshemeja ku u detyrua të flinte për ditë të tëra dhe duke thënë “askush nuk më do mua” dhe “askush nuk do. askush nuk më ushqen mua.”

Në videon tronditëse shihet vogëlushi duke ecur me shumë vështirësi, i cili bën një distancë prej 2 metrash në më shumë se dy minuta për të shkuar në dhomën tjetër.

Djali çalon dukshëm, pizhamet i varen nga trupi i dobët dhe brenda 44 sekondave ankohet: “ Askush nuk më ushqen mua”.

Të akuzuar për torturë të fëmijës deri në vdekje, babai 29-vjeçar i Aturit Thomas Hughes dhe njerka 32-vjeçare Emma Tustin deklaruan se ai vdiq pasi përplasi kokën në çimento, por ekzaminimet zbuluan tmerrin e vërtetë, raporton abcnews.al.

Në mes të torturave, prindërit e 6-vjeçarit e kanë privuar nga ushqimi, e kanë lënë në këmbë 14 orë në ditë dhe e kanë dendur me kripë, dhë më pas e kanë privuar nga uji. Sipas provave që janë dorëzuar në gjykatë, fëmija ka pësuar lëndime në kokë pasi njerka e tij e ka goditur vazhdimisht në një sipërfaqe të fortë.

“Gjykatës iu dorëzuan edhe dokumente audio nga mesazhet e nënës së tij drejtuar babait, në të cilat djali i vogël dëgjohet duke i bërtitur xhaxhait dhe gjyshes për ndihmë apo edhe duke i kërkuar pak ujë”, raportojnë mediat britanike.