Nxjerri zvarrë udhëtaren prej autobusit, shoferi suspendohet nga puna (Video)

Nxjerri zvarrë udhëtaren prej autobusit, shoferi suspendohet nga puna (Video)

 

Saul Mogan e ka filmuarin shoferin e National Express, teksa ndaloi në një rrugë në Nottingham të Anglisë dhe provoi ta nxjerrtë jashtë një udhëtare.

Sikur mos të ishin disa kalimtarë rasti, që t’i kundërviheshin, ai edhe do ta largonte duke e tërhequr zvarrë, por u ndalua prej tyre, transmeton Telegrafi.

Nuk bëhen të ditura motivet që e shtynë të reagonte në këtë mënyrë, por besohet se ajo nuk kishte evidencë që e ka paguar biletën mujore përmes internetit.

Kompania e udhëtimit kërkoi falje për rastin, ndërsa ka bërë të ditur se e ka suspenduar shoferin deri në një vendim tjetër.

 

Video ^^^