NUK KA MË DYSHIME – Konte mbetet trajner i Inter

NUK KA MË DYSHIME – Konte mbetet trajner i Inter

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Antonio Konte do të vazhdojë të jetë trajner i Interit. Pas një mbledhje për më tepër se 3 orësh, mes presidentit Zhang dhe teknikut ziklatër, është vendosur që palët të vazhdojnë bashkëpunimin.Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi në komunikatën zyrtare.

”Takimi i sotëm mes Klubit dhe Antonio Conte ishte konstruktiv, në emër të vazhdimësisë dhe ndarjes së strategjisë për të ardhmen. Në të u hodhën bazat për të vazhduar projektin së bashku”.Kohët e fundit ishin hedhur dyshime mbi vijimësinë e Kontes te zikaltrit, pasi vetë trajneri pati shpërthyer disa herë kundër drejtuesve të klubit. Madje edhe pas finales me Sevijan, ishte vetë Konte që pranoi se e ardhmja te Interi mund të jetë edhe pa të.

Megjithatë tani duket se Zhang ka konfirmuar trajnerin për të paktën edhe vitin e ardhshëm, ndërsa tani priten lëvizjet në merkato për të përforcuar skuadrën dhe pr të provuar fitimi ne trofeve.