“Njerëzit më të urryer të Allahut janë beqarët”/ Hoxha nga Prizreni nxit reagime me deklaratën e tij

“Njerëzit më të urryer të Allahut janë beqarët”/ Hoxha nga Prizreni nxit reagime me deklaratën e tij

Një deklaratë e imamit nga Prizreni Irfan Salhiu po bën gjiro nëpër internet. Ai ndër ligjëratat e tij të shumta, që janë edhe kontraverse, kësaj radhe ka vendosur të flas për beqarët apo njerëzit e pa martuar.

E për Irfan Salihun, beqarët janë kategoria më e keqe. Sipas tij, këtë gjë e ka thënë edhe vet profeti Muhamed.

“Njerëzit më të këqij të allahut ka thënë Muhamedi, janë beqarët, njerëzit më të urryer të Allahut janë beqarët dhe të vdekurit më të këqij të Allahut janë beqarët. Edhe beqaret, jo dua ta kryej shkollën, fakultetin, pastaj magjistraturën dhe kur e sheh 30 vjet i ka bërë”, thotë imami mes tjerash.

Ndryshe, hoxha në fjalë njihet për deklarata të tilla të cilat në vazhdimësi nxisin reagimin e publikut.

VIDEO